Lajme
Basha: Të jemi zëri i halleve dhe problemeve të njerëzve

Pas mbledhjes online me strukturat e PD, kryteari i kësaj partie Lulzim Basha ka postuar një mesazh në “Facebook” ku thekson se qytetarët janë në vështirësi për të siguruar jetesën e përditshme, transmeton Klan Kosova.
Sipas Bashës shqiptarët që kanë paguar këto 7 vjet taksat ndër më të lartat në rajon dhe shumica nuk kanë marrë akoma asnjë ndihmë apo mbështetje nga qeveria, ndërkohë që ju duhet të paguajnë edhe faturat e rritura të dritave dhe ujit.
Basha ka kërkuar nga qeveria të mbështesë sipërmarrjen në vështirësi mbijetese, biznesin e vogël, fermerët, fasonët, bizneset prodhuese dhe turizmin, pa përjashtuar askënd.
“Sot bisedova përmes disa videokonferencave me drejtuesit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë, lidhur me situatën e rëndë që po kalon vendi. E përbashkëta kudo është që qytetarët janë në vështirësi për të siguruar jetesën e përditshme. Shteti ka lënë në harresë mijëra familje në nevojë dhe biznese. Shumica nuk kanë marrë akoma asnjë ndihmë apo mbështetje nga qeveria, ndërkohë që ju duhet të paguajnë edhe faturat e rritura të dritave dhe ujit”.
“Ne do vazhdojmë të jemi në kontakt me njerëzit për t’ju dhënë zë problemeve dhe halleve të tyre në këto ditë të vështira. Pa asnjë vonesë, qeveria duhet të shpërndajë fondet e mbijetesës dhe të përfshijë menjëherë të gjithë familjet dhe njerëzit në nevojë. Të mbështesë sipërmarrjen në vështirësi mbijetese, biznesin e vogël, fermerët, fasonët, bizneset prodhuese dhe turizmin, pa përjashtuar askënd. Shqiptarët që kanë paguar këto 7 vjet taksat ndër më të lartat në rajon, kanë sot nevojë për ndihmën që ju takon nga shteti. Qeveria nuk mund t’i fshihet përgjegjësisë.”, ka thënë Basha, shkruan oranews.tv.



















