Connect with us

Sport

Barcelona po përgatit një shkëmbim spektakolar me gjigantin anglez

Publikuar

Të pakta janë gjasat që dikush të ofrojë 120 milionë euro për brazilianin, aq sa Barca pagoi kur e bleu nga Liverpool, kështu që katalanët janë gati të bëjnë shkëmbime.

Mundo Deportivo raporton se Barcelona do të ishte e gatshme të ofronte Coutinhon te Chelsea, si shkëmbim me N’Golo Kanten, përcjell lajmi.net.

Francezi do të largohet nga Chelsea, e po ashtu po kërkohet edhe nga Real Madrid.

Për gazetën katalane, shkëmbimi Kante – Coutinho është një mundësi reale për afatin kalimtar të verës, i cili nuk dihet saktësisht se kur do të hapet./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK