Sport
Barca ia ofron PSG-së tre lojtarë për Neymarin

Mundo Deportivo raporton se katalanët janë të gatshëm të sakrifikojnë tre lojtarë, për të rikthyer yllin brazilian, Neymar, përcjell lajmi.net.
Samuel Umtiti, Ousmane Dembele dhe Jean-Clair Todibo janë lojtarët që Barcelona është e gatshme t’i sakrifikojë duke ia dhuruar PSG-së, vetëm e vetëm që në ‘Camp Nou’ të sjellë Neymarin.
Për Barcelonën duke e pamundur të nënshkruajë me Neymar pa përfshirë disa lojtarë në një marrëveshje të mundshme me palën franceze, shkaku i krizës së ka shkaktuar COVID-19.
Në anën tjetër, Neymar nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të veshur sërish fanellën e Barcelonës, në të cilën skuadër së bashku me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, kanë krijuar treshen më të frikshme që ka njohur futbolli./Lajmi.net/






















