Connect with us

Sport

Balotelli: Totti kurrë nuk më kërkoi falje për atë që ndodhi në finalen e Kupës

Publikuar

Në vitin 2010, Inter dhe Roma u takuan në finale të Kupës së Italisë. ‘Zikatërit’ ishin duke avancuar 1:0 në fund të ndeshjes, ndërsa Totti bëri një ndërhyrje nga mbrapa në Balotellin, që atëherë ishte 19 vjeçar.

Totti ishte ndëshkuar me karton të kuq për atë ndërhyrje, por asnjëherë nuk i kërkoi falje ish sulmuesit të Inter.

“Nëse kam vërtetë diçka kundër tij, do t’ju them. Në atë moment, kuptova që nuk isha unë problemi. Bëri një veprim të rëndë dhe mori një karton të kuq, çfarë mund të them? Për të, ai veprim pati pasoja në atë ndeshje. Ai kurrë nuk më kërkoi falje”, ka deklaruar Balotelli, përcjell lajmi.net.

“Por problemi nuk ishte tek unë, unë nuk isha shënjestra e tij. Kishte probleme tjera në atë ndeshje. Mbaj mend që e përqafova në fund të sezonit”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK