Sport
“Babai im vdiq, motra lindi në shtëpi, kjo është arsyeja pse po ndërtoj spital”

Megjithëse ai fiton miliona, luan për një klub të madh siç është Liverpool, ai asnjëherë nuk harron të kaluarën, duke ndihmuar në vendin e tij.
Për këtë, ai ka edhe arsyet, duke kujtuar fëmijërinë e vështirë.
Në një dokumentar të për Manen, ai tregon se si babai i tij humbi jetën sepse nuk kishte një spital në vendin e tij në Senegal, ndërsa për të njëjtën arsye, motra e tij ka lindur në shtëpi.
“Unë isha shtatë vjeç. Ne po fillonim të luanin futboll dhe një i afër i imi erdhi dhe më tha që babai im kishte vdekur. I thash të mos bënte shaka, nuk mund ta kuptoja këtë”, ka deklaruar Mane, përcjell lajmi.net.
“Ne i dhamë një ilaç tradicional dhe ai ishte i qetë për tre deri në katër muaj. Sëmundja u kthye, ne nuk kishim një spital në Bambali, dhe duhej të shkonim në një fshat fqinj për të shpëtuar jetën e tij, por ata nuk patën sukses”.
“Motra ime lindi në shtëpi sepse nuk kishte spital në fshatin tonë. Ishte një situatë shumë e trishtuar për të gjithë. Kjo është arsyeja pse vendosa të ndërtoj një spital dhe t’iu jap njerëzve shpresë”.
Mane në të kaluarën ka ndërtuar edhe një shkollë në vendin e tij./Lajmi.net/





















