Connect with us

Sport

AZ Alkmaar duhej shpallur skuadër kampione? Ziyech nuk përmbahet në deklaratat e tij

Publikuar

Sot, KNVB ka vendosur që të anulojë sezonin e Eredivisie, duke mos shpallur asnjë skuadër fituese, asnjë të rënë nga liga dhe asnjë të promovuar.

Pas vendimit, reagimet ishin të shumta, nga skuadra të ndryshme. Së fundmi disa komente ka dhënë edhe aktualisht anëtari i Ajax Amsterdam, Hakim Ziyech.

“Çfarë fjalë të pakuptimta kam dëgjuar? Ne jemi liderët. Storiet që sugjerojnë se AZ meritoi titullin sepse na mposhtën dy herë…”, nisi të shpjegonte Ziyech, transmeton lajmi.net.

“Pra, goldiferenca nuk ka rëndësi tani? Broqkulla. Si u shpall PSV kampione në 2007? Pikërisht me një gol diferencë”, ka shtuar mesfushori i Ajax.

Ziyech tashmë ka luajtur ndeshjen e fundit me Ajax, pasi lojtari do t’i bashkohet skuadrës së Chelsea, siç ka bërë të ditur ai, më 1 korrik. /Lajmi.net/