Kosovë
Avokat Koci i shqetësuar: Qytetarët po konsumojnë helm, të gjithë politikanët mendojnë veç për vota

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook në të cilën bën thirrje që mediat të transmetojnë sa më pak emisione politike për ta depolarizuar shoqërinë tonë.
Koci konsideron që qytetarët po helmohen nga politikanët “pa dallim të cilët mendojnë veç për vota.”
Ai konsideron se me debate dhe statuse në Facebook, po polarizohet shoqëria, përcjell Periskopi.
“Tani më tepër se kurrë kemi nevojë për kohezion shoqëror, unitet dhe qetësi. Kemi nevojë për edukim, kulturë, shkencë dhe zbavitje!” – ka shkruar Koci në statusin e fundit.
Kujtojmë që në ditët e fundit është aktualizuar debati mbi UÇK-në pasi tashmë ish këshilltari i kryeministrit në detyrë Kurti sulmoi luftën e saj çlirimtare.
Statusi i plotë:
Po konsumojmë helm politik në izolim
Insistimi i im që në Tv-të tona të ketë sa më shumë programe kulturore, shkencore, zbavitëses dhe informata për pandeminë, është edhe për shkak se me trajtimin e temave politike; debate të pafundme në prime time – thuaja çdo natë, po tensionohet popullata, edhe ashtu e irrituar shumë.
Me një fjalë, publiku është duke konsumuar helm nga politikanët pa dallim të cilët mendojnë VEÇ për VOTA.
Definitivisht, me debate dhe statuse në FB, vetëm po polarizohet shoqëria.
Tani me tepër së kurrë kemi nevojë për kohezion shoqëror, unitet dhe qetësi.
Kemi nevojë për edukim, kulturë, shkencë dhe zbavitje!
Mediat duhet të mos garojnë vetëm për klikime, për rekorde, për shikues që s’kanë dëgjuar kurrë për gjuhën shqipe, por të mendojnë për përmbajtje që ndihmojnë shëndetin mental të banorëve të Republikës.