Connect with us

Sport

Avioni privat i Messit ulet me urgjencë në Belgjikë

Publikuar

Mediet në Belgjikë raportojnë se avioni kishte probleme me mjetet e uljes, teksa nuk besohet se Lionel Messi ishte në bord.

‘HLN’ raporton se avioni i Messit ishte rrugës për në Tenerife të Spanjës, dhe në Zaventem u ul për herë të parë në orën 9 të mëngjesit, për një arsye të paqartë, përcjell lajmi.net.

Një orë e gjysmë më vonë, ai u ngrit sërish duke bërë një kthesë dhe  ul sërish në aeroport. Gjatë fluturimit u zbulua se kishte probleme me pajisjet e uljes.

Pas riparimeve të nevojshme, avioni u nis për në Tenerife rreth orës 13:15./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK