Connect with us

Kosovë

Avdullah Hoti shkruan sërish: Jo gjakderdhje, përballje me të kaluarën

Published

on

Ish zv.kryeministri i dytë në Qeverinë Kurti, Avdullah Hoti, ka reaguar sërish në Facebook-un e tij pas zhvillimeve të fundit politike që kanë të bëjnë me veriun dhe me situatën në dy komuna veriore të karantinuara nga Republika e Serbisë. 

Hoti që reagoi më herët duke kërkuar nga ish partneri qeveritar që të mos vazhdojë të përdorë gjuhë të dhunshme dhe fjalën “gjakderdhje” në fjalimet e saj, në referencë me deklaratat e fundit nga Albin Kurti, ka reaguar sërish duek treguar se çka duhet në mënyrë që të ecet përpara.

“Jo gjakderdhe, por paqe, dialog, bashkëpunim, partneritet, bashkëjetesë e gjithashtu edhe përballje me të kaluarën tonë tragjike dhe llogaridhënie.” – ka shkruar ai, përcjell Periskopi.

Z.Hoti shihet në opinion si një ndër pasuesit e mundshëm të z.Kurti si kryeministër i vendit.

Statusi i plotë: 

Edhe nje here:
Jo gjakderdhje, por paqe, dialog, bashkepunim, partneritet, bashkejetese, e gjithashtu edhe perballje me te kaluaren tone tragjike e llogaridhenie, te cilen te kaluar nuk mund ta harrojme.