Connect with us

Uncategorized

Arrihet Marrëveshja historike: Fuqitë e mëdha të naftës bëhen bashkë që të mos ulet çmimi i saj

Publikuar

më

Prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë kanë arritur një marrëveshje historike që të ndërpresin prodhimin global të naftës për gati 10 për qind në mënyrë që të mbrojnë tregun nga impakti i pandemisë së koronavirusit.

Anëtarët e kartelit të naftës Opec dhe aleatët e tyre u pajtuan që të tërheqin gati 10 milionë barrela në ditë duke nisur nga muaji i ardhshëm e derisa të largohet pandemia e Covid-19.

Marrëveshja më e madhe e prodhuesve të naftës është dyfishi i shkurtimeve të prodhimit, pas krizës financiare dhe armëpushimit në luftën e çmimeve të naftës mes Arabisë Saudite, dhe liderit de fakto të Opecut, Rusisë, shkruan Periskopi.

Aleanca, e njohur si Opec+, u pajtua për shkurtimin e prodhimit pas më shumë se një jave bisedash të tensionuara mes kombeve më prodhimtare të naftës në botë.

Marrëveshja e planifikuar e bashkëpunimit erdhi vetëm pas disa javësh pasi Rijadi dhe Moska ishin zotuar të shtonin prodhimin, pavarësisht ngadalësimit ekonomik shkaku i koronavirusit, në një përpjekje për të pretenduar më shumë fuqi në treg.

Çmimi i naftës kishte rënë në shifra rekorde në tetëmbëdhjetë vitet e fundit, derisa frika për një recesion global ekonomik rritet.

Presidenti amerikan Donald Trump falenderoi në Twitter presidentin e Rusisë Vladimir Putinin dhe Mbretin Salman të Arabisë Saudite, që sipas tij, “do t’i shpëtonte qindra mijëra vende pune në sektorin e energjisë Në ShBA”. /Periskopi

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme10 minutes ago

Arben Gashi për protestat në Shqipëri: Kur pakënaqësia bëhet masive, duhet të kthehesh te qytetari përmes zgjedhjeve

Maqedoni40 minutes ago

Prokuroria kërkon paraburgim për 20-vjeçarin nga Tetova, dyshohet për krime kibernetike dhe pornografi me fëmijë

Maqedoni2 hours ago

“Idrizova” ende pa iniciativë konkrete për amnisti të të dënuarve

Lajme2 hours ago

“E arrestuan teksa kthehej në shtëpi”- E ëma kërkon të birin 16-vjeçar: Policia nuk më thotë si e kam djalin

Shqipëri2 hours ago

Protesta/ OSBE i bashkohet Presidentit Begaj: Të gatshëm të ndërmjetësojmë për fillimin e dialogut për krizën!

Kosovë3 hours ago

Presidentja pret në takim profesorin amerikan, Joseph e përgëzon për detyrën dhe i uron suksese

Maqedoni5 hours ago

AKI, Kumanovë: Shqipja s’mund të anashkalohet dhe pastaj të justifikohet me projektet e së kaluarës!

Lajme5 hours ago

Mbishkrimet vetëm në maqedonisht në sallën e Kumanovës, Osmani: Projekti është i vitit 2018, do t’i korrigjojmë

Lajme5 hours ago

Hoxha në Kumanovë: Mbi 33 milionë denarë mbështetje për naftën e gjelbër për bujqit e rajonit të Kumanovës

Lajme6 hours ago

Kasami: Semaforë me sinjalizim zanor për personat e verbër në katër lokacione në Tetovë

Lajme6 hours ago

Protesta në Tiranë, sulmohet selia e Partisë Socialiste

Kosovë6 hours ago

AUV ia refuzon importin e 27 tonëve misër nga Serbia kompanisë “Ideal Group” të Visar Gashit për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës

NA NDIQ NË FACEBOOK