Connect with us

Lajme

Arrestohet në Vlorë i kërkuar në Itali për drogë e prostitucion

Publikuar

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Interpol Tirana ka finalizuar me sukses një operacion gjatë së cilit u arrestua një person, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Në kuadër të operacionit “Kumia” u arrestua me qëllim ekstradimi në Itali, Edmond Makri (Aliko), 54 vjeç, i dënuar në shtetin fqinj për disa vepra penale.

Gjykata e Apelit në Aquila e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni dhe migracion klandestin”

Duket se masat shtrënguese dhe të karantinimit kanë ndihmuar dhe në punën e Policisë së Shtetit, pasi shumë të kërkuar janë arrestuar në shtëpitë e tyre, ku qëndrojnë nga frika e koronavirusit./A2/

NA NDIQ NË FACEBOOK