Kosovë
Arben Vitia: Testet kanë ardhë si donacion nga Serbia, e kemi marrë si shenjë të mirë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ftuar në Interaktiv foli edhe për ndihmën e ofruar nga Qeveria e Serbisë për furnizim me 1000 teste për Covid-19 për Republikën e Kosovës, gjegjësisht për Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Vitia e pranoi se Qeveria e Serbisë testet i ka dërguar si shenjë falendërimi për kujdesin që po ia bënë Kosova qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë.
‘’Ne kemi marrë 1000 teste edhe nga Turqia . Të mërkurën kam pas një video konferencë me homologun tim nga Serbia me të cilin kemi biseduar për sfidat të cilat i kemi komplet si rajon. Në diskutim e sipër ka qenë edhe një mirënjohje nga ana e ministrit serb për numrin e qytetarëve serb në Kosovë dhe kemi shpreh gatitshmëri që qytetarët të trajtohen pa dallim feje dhe pa dallim etnie. Në këtë diskutim është shprehur interesimi i tyre nëse mund të ndihmojnë për të vazhduar testimin jo vetëm ku janë komuniteti serb me shumicë dhe një ndihmë të tillë e kam marrë si shenjë të mirë në kuptimin të testohen të gjithë qytetarët e Kosovës. Nuk do të përdoren vetëm për testimin e qytetarëve serb. Ka qenë ndihmesë, edhe ministri Jevtiq, ai ka shpreh gatitshmëri për ndihmë dhe ka shpreh mirënjohje për mos ndarje të qytetarëve. Si në të gjitha donacionet shënohet se është një paketim që shkruan cka përmban brenda dhe nuk kemi asnjë dokument tjetër që shënon se është dhuruar për diçka tjetër. Por është donacion që është dhënë nga Serbia. E kemi marrë si shenjë të mirë që të jemi pranë të gjithë qytetarëve të Kosovës. Testet kanë ardhë në pikën kufitare në Jarinjë. Ato tash gjenden në IKSHP”, tha Vitia./Periskopi/






















