Kosovë
Arban Abrashi i LDK-së e quan ‘puç’ atë që bëri Qeveria e Kosovës

Deputeti i LDK’së, Arban Abrashi ka reaguar ndaj masave të fundit për luftimin e koronavirusit të cilat u morën nga Ministria e Shëndëtësisë.
Sipas Abrashit qeveria me këto masa po e merr me forcë pushtetin që nuk i takon.
Ai këto vendime të qeverisë po i sheh si puç.
“Qeveria me masa e me forcë, merr pushtet që nuk i takon! Puç, tjetër emër a ka?!”, ka shkruar ai në profilin e tij në FB.
Ai ka thënë se do të lejohet veç 1 ore e gjysmë në ditë lëvizje.
“Prej datës 15 prill nga ora 06:00 ndalohen personat fizik të jashtë banesave, shtëpisë. Përveç mbi 16 vjeç një person nga familja ka të drejtë deri në një orë e gjysmë në ditë të dalim për t’i kryer nevojat. S’lejohet shoqërim nga askush, vetëm në rast që janë shoqërues familjar a asistent personal i personave me aftësi të kufizuar”, tha ministri Vitia.






















