Connect with us

Sport

Apeli i presidentit të La Ligas: Futbolli profesionist rrezikon të zhduket

Publikuar

Qeveria në Francë ka vendosur të futbolli në këtë vend të mos rikthehet deri në shtator, gjë e cila nënkupton se ky sezon duhet të përfundojë parakohe.

Por, sipas presidentit të La Ligas, futbolli duhet të vazhdojë pas dyerve të mbyllura, pasi ky sektor i rëndësishëm për ekonominë, rrezikon të zhduket.

“Nuk e kuptoj pse do të kishte rrezik për të luajtur futboll pas dyerve të mbyllura, me të gjitha masat paraprake”, ka deklaruar Tebas, përcjell lajmi.net.

“ Nëse sektorët e rëndësishëm ekonomik nuk mund të rifillojnë në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar, ato mund të përfundojnë duke u zhdukur. E njëjta mund të ndodh me futbollin profesional”, ka shtuar ai.

“Në Spanjë futbolli është një shtytës i rëndësishëm ekonomik dhe ne kemi nevojë të riaktivizojmë si shumë të tjerë”.

“Ne vazhdojmë të përqendrohemi në këtë riaktivizim, në mënyrë të përgjegjshme dhe duke iu përmbajtur rekomandimeve shëndetësore, sa më shpejt që të jetë e mundur”./Lajmi.net/