Kosovë
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Enver Sekiraqës

“Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, duke aprovuar ankesën e palës mbajtëse, e ka kthyer në rigjykim rastin e të akuzuarit E.S. Ky i fundit muaj më parë ishte shpallur fajtor nga ana e Gjykatë Themelore në Prishtinë, për veprën penale “ Shtytja në kryerjen e veprës penale vrasje e rendë” nga neni 24 dhe 147 par.3 dhe 9 i Kodit Penal të Kosovës, më ç’ rast ishte dënuar me dënim unik në kohëzgjatje prej 30 viteve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Kolegji prej tre gjyqtaresh i kësaj gjykate, gjeti se aktgjykimi i ankimuar është nxjerrë në kundërshtim më dispozitat e nenit 384 të Kodit të Procedurës Penale, kjo ngase gjykata e shkalles së parë nuk ka përfillur dispozitat që kanë të bëjnë me shqyrtimin gjyqësor.
Sekiraqa, në shtator të vitit të kaluar, ishte shpallur fajtor për nxitje në vrasjen e të ndjerit Riza, për çka ndaj tij ishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh.


















