Lajme
Ankohen banorët e Sfillares: Përballemi me mungesë të ujit!

Maqedonia e Veriut tashmë nga dita e djeshme është futur në karantinë të plotë për shkak të masave që ka ndërmarë Qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
E banorët e fshatit Sfillare e Poshtme të Komunës së Sarajit në adresë të portali Zyrtare.net janë ankuar për mungesë të ujit për pije.
“Tërë kohën e kemi me restrikcione nga 3 orë në ditë. Në këtë kohë pandemie kur autoritetet bëjn apel për të mbajt higjienën si duhet vepruar ne që skemi ujë as edhe për pije dhe nevoja themelore. Për ironi ujë që me gypat kryesorë kalon së pari në tokën e Sfillares për të furnizuar me ujë tërë Shkupin madje mbërin deri në Zelenikovë banorët e Sfillares ende vuajn për ujë”, thotë një banor nga fshati Sfillare.
Më tej ata theksojnë se kjo gjë ka filluar tashmë të bëhet e zakonshme dhe askush nuk i njofton ata paraprakisht. /Zyrtare.net/


















