Connect with us

Kosovë

Analisti Shala: Avdullah Hoti dhe Vjosa Osmani janë të barabartë

Publikuar

Analisti Azdren Shala ka bërë një status në Facebook pas kritikave që po i bëhen LDK-së për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër të vendit. 

Ai i ka quajtur të barabartë Hotin dhe Osmanin, përkundër që në zgjedhjet e fundit Osmani si kandidate për kryeministri i mori 176 mijë vota ndërsa Hoti 26 mijë, përcjell Periskopi.

Në fakt, edhe Hoti si kandidat për kryeministër më 2017 kishte fituar më shumë vota se sa znj.Osmani si kandidate për kryeministre e LDK-së. Hoti i kishte marrë 115 mijë, ndërsa Osmani 64 mijë.

Sipas z.Shala, “çdo kandidat që e merr minimumin e votave dhe çertifikohet nga KQZ-ja si deputet i kuvendit, bëhet i barabartë me krejt deputetët e tjerë, pavarësisht a i ka 100.000 apo i ka veç 10.000 vota.”

Ai thotë se numri i votave pas betimit si deputet është i parëndësishëm dhe se ky përbën vetëm një “justifikim qyqar e të gërditshëm.”

Statusi i plotë e i paredaktuar: 

Cdo kandidat qe e merr minimumin e votave dhe certifikohet nga KQZ-ja si deputet i kuvendit, behet i barabarte me krejt deputetet tjere, pavaresisht a i ka 100.000 vota, apo i ka vec 10.000 vota. Kuptojeni kete pune, qekjo eshte republika parlamentare. Keshtu qe, lereni kete loje te flliqte: jo Vojsa kaq vota, e Hoti kaq vota. Te dy jane perfaqesues te barabarte te popullit.

Tash, a ka te drejte apo jo presidenti te veproje ne kete menyre, qe ta mandatoje Hotin per kryeminister, per dallim prej juve ekspertave, Une nuk e di. Ama, per te paren jam shume i sigurt, edhe Hoti edhe Vjosa kane peshe te njejte ne kuvend, sikurse te gjithe deputetet tjere. Numri i votave pasi je deputet, eshte vec justifikim qyqar, i gerditshem!

NA NDIQ NË FACEBOOK