Connect with us

Kosovë

Analistët: Shumë shpejt vijat e kuqe të VV’së do të hiqen ndaj PDK’së

Publikuar

AnalistI Imer Mushkolaj e Astrit Gashi në Debat Plus kanë komentuar deklaratën e fundit të kreut të PDK’së Veseli i cili përmendi se VV’ja ka dërguar njerëz tek PDK’ja për një koalicion të mundur, përcjell  Periskopi.

Sipas analistëve, pas zgjedhjeve vijat e kuqe do të zbehen karshi PDK’së.

Sipas Mushkolajt do të jetë e mundur një koalicion i tillë e siç thotë ai PDK nuk dallon nga LDK’ja.

“Nuk është që shoh  shumë dallime ndërmjet PDK-LDK, andaj nuk është larg mëndësh një koalicion në një të ardhme PDK-VV”, tha Mushkolj.

Këtë gjë e thotë edhe Astrit Gashi , ku në debat tha se pas zgjedhjeve këto vija do të zbehen.

“Nuk e përjashtoj që pas zgjedhjeve të reja që  mund të vijë një koalicion me PDK. Dhe se ato  vija të kuqe do të fillojnë të zbehen”, tha Gashi/Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK