Kosovë
Ambasadori amerikan me reagim të ashpër për politikanët në Kosovë: Përqendrohuni te faktet, jo te fyerjet

Ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett ka reaguar ashpër për gjuhen politike që po përdoret së fundmi në Kosovë.
Me anë të një postimi në Tëitter, Kosnett ka thënë se kjo retorikë politike, shpesh dërgon në racizëm, seksizëm dhe homofobi, shkruan lajmi.net.
“Përqendrohuni te faktet, jo te fyerjet”, ka shkruar Kosnett, përcjell Periskopi.
Postimi i plotë:
Retorika politike në Kosovë – si në vendet e tjera – shpesh zbret në racizëm, seksizëm dhe homofobi. Kjo i bën më pak të respektuar ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë. Drejtuesit kanë një përgjegjësi të dekurajojnë këtë shëmtinë. Përqendrohuni te faktet, jo te fyerjet.






















