Kosovë
Aliu, Kurtit: “Pasi qenkan aktivista të VV-së, jepjau një apel”

Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti, ka vizituar sot komunën e Ferizajt ku është takuar me kryetarin, Agim Aliu.
Para se të niste konferenca janë dëgjuar disa persona, përkrahës të Kurtit duke brohoritur. Dikush nga të pranishmit u tha atyre që të mbajnë distancën.
Por reagimi i kryetarit të Ferizajit Agim Aliu, shkaktoi të qeshura, përcjell Periskopi. Ai i tha Kurtit me të qeshur se meqë qenkan aktivistë të VV-së, të u drejtohet me një apel.
“Pasi që qenkan aktivistë të VV-së, jepja një apel”, i është drejtuar ai Kurtit.




















