Connect with us

Sport

Alex dhe Marc Maruqez po prodhojnë xhelin e tyre dezinfektues – vazhdon lufta kundër Covid-19

Publikuar

Në kohën kur garat me motoçikleta vazhdojnë të jenë të suspenduara, yjet e kësaj gare po aktivizohen për të ndihmuar përballjen me pandeminë.

Anëtarët e Honda, kampioni Marquez dhe vëllai i tij Alex, janë parë në laboratorin në të cilin janë prodhuar rreth 30 mijë litra xhel dezinfektues, transmeton lajmi.net.

Dyshja janë interesuar se si mund të prodhohet ky xhel, me anë të produkteve që mund t’i kemi në shtëpi.

Ata kanë ndjekur instruksionet e shkencëtarit David Purificacion Corral. Procesi mund të kryhet nga secili që është i interesuar të prodhojë xhelin hidroalkoolik, në shtëpitë e tyre.

Shikojeni videon më poshtë, ku kampioni i Moto GP merr mësimin se si duhet bërë kjo gjë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK