Kosovë
Albin Kurti nuk e mohon një koalicion të mundshëm Vetëvendosje – PDK

Kryeministri në largim, Albin Kurti i pyetur në Click për deklaratat e Konjufcës rreth koalicionit me PDK-në, nuk e ka mohuar një gjë të tillë, pork a thënë se është herët të flitet për një gjë të tillë.
“Nuk do të shkoja deri aty ku ka shkuar Glauku por mbase është herët të flitet për një gjë të tillë”, ka thënë Kurti, përcjell Periskopi.
“Ne nuk mund të themi se mbase ky është partneri i koalicionit. Mbase do të kemi ndonjë deputet shtesë, por s’besoj që do kemi nevojë për parti shtesë”, ka thënë Kurti.
Albin Kurti: Nuk duhet ta zëvendësojmë BE-në me Amerikën
Albin Kurti thotë se Kosova nuk duhet ta zëvendësoj Bashkimin Evropian me Amerikën.
“Nuk mendoj që BE-në mund ta zëvendësojmë Amerikën, por pa Amerikën nuk bën. Jemi historikisht e gjeografikisht në Evropë. Po edhe Evropës, po edhe Amerikës. Bashkimi Evropian është fati ynë historik e gjeografik. Mendoj që duhet të punojmë me durim, ta mbrojmë interesin tonë. Shtetet e Bashkuara na duan shtet më të fuqishëm”, ka thënë Kurti, përcjell Periskopi.
Kurti: Pas 13 prillit aplikojmë masa më rigoroze, duhet ta kufizojmë më shumë lirinë e lëvizjes
Kryeministri në largim, Albin Kurti, thotë se prej mesit të prillit masat do të jenë më rigoroze.
“Masat e kufizimit pas 13 prillit do të vazhdojnë e do të jenë edhe më rigoroze. është e domosdoshme të kufizojmë lirinë e lëvizjes nëse nuk duam të përfundojmë në situate ku kollapsojmë”, ka thënë Kurti në click, përcjell Periskopi.
“Kaluan dy javë që na rrëzuan Qeverinë e tash jemi qeveri në detyrë. Jemi në një situatë ku asnjëri prej nesh nuk ka përvojë.Gjykata Kushtetuese na ka kontestuar në procedurë jo në përmbajtje”, tha ai.
Kurti ka folur edhe për situatën në veri.
“A jemi plotësisht në dijeni, nuk jemi plotësisht në dijeni, por s’do mend se në veri të Ibrit Serbia është e pranishme, është një situatë që e kemi trashëguar por s’e bëjmë dot menjëherë”, ka thënë Kurti./PERISKOPI/






















