Connect with us

Kosovë

Albin Kurti në krye të bordit të Ujësjellësit emëroi njeriun e Vetëvendosjes

Publikuar

më

Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohës sa ishte në opozitë kritikonte partitë qeverisëse  se po mbushnin bordet e ndërmarrjeve të ndryshme me militantë të tyre. Mirëpo, pikërisht sot Qeveria Kurti e ka emëruar drejtor të bordit të ndërmarrjes rajonale të ujësjellësit ‘Prishtina’, kandidatin për deputet dhe anëtarin e VV’së, Mentor Hysenin.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot ka thirrur mbledhje korresponduese, ku janë emëruar bordet e reja të disa ndërmarrjeve publike – të Postës, Ujësjellësit ‘Prishtina’ dhe Infrakos’it.

Drejtor dhe kryesues i Bordit të Përkohshëm të ujësjellësit rajonal ‘Prishtina’, Qeveria Kurti e ka emëruar pikërisht një anëtar të saj.

Bëhet fjalë për Mentor Hysenin, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit dështoi të marrë numrin e mjaftueshëm të votave, për t’u bërë deputet.

Sidoqoftë, ky siç duket tashmë është shpërblyer me një pozitë tjetër nga partia dhe shefi i tij, shkruan Gazeta Metro.

Drejtorë të tjerë të kësaj ndërmarrje publike janë emëruar Hajrie Morina, Seat Bilbani dhe Idriz Maliqi.

Kujtojmë se Qeveria javën e kaluar e emëroi edhe një anëtar të VV’së në Bordin e SHSKUK’së, bëhet fjalë për Mirsad Shkretën.

Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohës sa ishte në opozitë kishte kritikuar ashpër partitë qeverisëse atë kohë se po punësojnë anëtarët e tyre nëpër borde e ndërmarrje publike.

NA NDIQ NË FACEBOOK