Kosovë
Albin Kurti i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit: Duke u munduar të na rrëzoj ne, ai do ta rrëzoj veten, paralajmëron fundin e tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka theksuar se presidenti dhe partitë po krijojnë standard të dyfishtë, sa i përket situatës pas mocionit të rrëzimit të Qeverisë.
“Duke u munduar të rrëzoj ne, ai do ta rrëzoj veten, dhe atë në pakthim”, tha ai gjatë konferencës së sotme për shtyp.
Kryeministri Kurti tha se veprimet e Thaçit po rrezikojnë kushtetutshërinën e vendit.
‘Zgjedhjet janë opsion i vetëm për vendin, kishte deklaruar Thaçi në vitin 2010. Pra presidenti tani po tepron ndryshe po përdore standard të dyfishtë. Presidenti dhe partitë politike po tentojnë të përmbysin vullnetin qytetarë. Sot një grup I stërvjetëruar politikanësht tentoi të përmbysin vullnetin qytetarë sepse kanë frikë nga përballja me popullin në zgjedhje’- tha Kurti në konferencën për media.






















