Connect with us

Kosovë

ALARM nga ONP-ja: Koronavirusi po shkatërron jetën e gjysmës së punëtorëve në mbarë botën

Publikuar

Gati gjysma e forcës punëtore në botë – 1,6 miliard njerëz – janë “në rrezik imediat të shkatërrimit të jetesës së tyre” nga impakti ekonomik i Covid-19shit, ka thënë Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP).

Nga totali i punëtorëve globalë prej 3,3 miliardë njerëzve, rreth 2 miliard punojnë në “ekonominë informale”, me kontrata afatshkurtëra apo edhe si të vetëpunësuar dhe tashmë kanë vuajtur një rënie të ardhurash prej rreth 60 për qind në muajin e parë të krizës. Prej këtyre, 1,6 miliardë përballen me rrezikun e shkatërrimit të jetesës së tyre, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.

“Kjo mendoj se tregon gjënë më të tmerrshme se kriza me papunësinë dhe konsekuencat e saj po thellohen në krahasim me vlerësimet e para tri javëve,” tha drejtori gjeneral i kësaj agjencie të OKB-së, Guy Ryder.

“Për miliona punëtorë, nuk do të ketë të ardhura e as ushqim, as siguri dhe as të ardhme. Miliona biznese në mbarë botën mezi po marrin frymë,” tha Ryder më tej. “Ata nuk kanë kursime e as qasje në kredi. Këta janë fytyrat reale të botës së punës. Nëse nuk iu ndihmojmë tash, ata thjesht do të zhduken.”

Amerika Jugore dhe ajo Veriore janë rajonet më të afektuara pas shpërndarjes rapide të virusit përmes ShBA-ve dhe Brazilit, por të vetëpunësuarit, punëtorët pa kontrata në Evropë ishin po ashtu në rrezik iminent nga zhdukja e mënyrës së tyre të jetesës.

E gjithë kjo krizë deri tash është përkthyer në rënie të të hyrave për punëtorët informalë prej 81 për qind në Afrikë, Amerikë Veriore dhe Jugore, 21,6 për qind në Azi dhe Paqësor dhe prej 70 për qind në Evropë dhe në Azinë qendrore.

ONP-ja ka rekomanduar që kjo situatë e rëndë për punëtorët më të lëndueshëm nga kjo krizë t’i bëj qeveritë që të zgjerojnë Pakot e tyre Emergjente dhe të përfshijnë “masa fleksibile e të shënjestruara për të ndihmuar punëtorët dhe bizneset, veçanërisht ndërmarrjet e vogla, ato në ekonominë informale dhe të tjerat që janë në rrezik.”

As Qeveria e Kosovës nuk ka përfshirë asnjë ndihmë për ekonominë informale./Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK