Kulturë
Ai që dikur e drejtonte Prishtinën e shqiptarëve, në foto me Cecën apo me gruan e kriminelit Arkan

Një emër i madh i sportit, që nuk do t’ia përmendi emrin, para disa ditëve thoshte: “Disa serbë, e donin klubin e futbollit Prishtina vetëm për t’ja marrë paratë por jo si klub, sepse e urrenin shqiptarinë”. Klubi i futbollit Prishtina për pesë vite ka qëndruar në elitën e futbollit ish jugosllav, pastaj bie nga liga në verën e vitit 1988.
Kohën kur bie në ligën e dytë, atëkohë bashkohen në një ligë skuadrat më të mira të ligës së dytë, grupi i Lindjes dhe i Perëndimit, kështu që liga ishte goxha e fortë. Kryesia e asaj kohe e Prishtinës, në vitin 1988, e kishte angazhuar kryetrajner një nacionalist serb, Milan Zhivadinoviq, ish futbollist i Cërvena Zvezdës së Beogradit dhe me bindje se do ta rikthente në elitë. Ai fare nuk i donte shqiptarët por e donte paranë shumë, dhe për atë edhe ishte ardhur!
Se Zhivadinoviq është nacionalist i madh, nuk ka filozofi, shpesh e ka thënë hapur në televizionet serbe, por edhe si duket kishte lidhje edhe me serbët siç ishin ata të Zhelko Razhnjatoviq-Arkan, kriminel, i vrarë në vitin 2000. Treguesi më i mirë është edhe fotoja që ka bërë Zhiva para disa viteve me këngëtaren më popullore në Serbi, Ceca apo gruaja e të ndjerit Arkan. Çdo koment është i tepër për të sepse fotoja tregon se kush e drejtonte si trajner Prishtinën atëkohë. Fatkeqësisht, ai ishte kryetrajner i Prishtinës në vitin 1988-1989, sigurisht se nuk e ka njohur as kryesia e Prishtinës së asaj kohe, se çfarë kishte në brendësi ky Zhiva.
Pas largimit të tij, vjen Hysni Maxhuni, gati sa Prishtinën me lojtarë të ri e shqiptarë, e riktheu në elitë, por përfunduan në vend të katërt në verën e vitit 1990, me 43 pikë.
Në vitin 1991 me kryetrajnerin Ajet Shosholli ishin kandidat kryesor që të kthehen në elitë, por prishet Jugosllavia.
Prishtina i braktis garat, nuk pranon të luajë me klubet serbe dhe ish jugosllave, vazhdon rrugën në Kampionatin e parë të Republikës së Kosovës. Nëse shikojmë këtë, Shosholli e Maxhuni dalin shumë të suksesshëm si trajnerë për dallim nga Zhiva që kishte shumicën e lojtarëve të ish ligës së parë kur mori drejtimin e skuadrës.
Një politikë e gabuar e asaj kryesie në vitin 1988-1989, kur angazhoi këtë serb nacionalist, duke i besuar të pabesit dhe që nuk bëri asgjë!/Botasot/






















