Kosovë
Ahmeti: Rreth 40 kontakte të 20 të infetktuarëve me koronavirus dolën negativ

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka bërë të ditur se nga 20 rastet e paraqitura me koronavirus në Prishtinë kontaktet e tyre kanë dalur negativ.
Ahmeti po ashtu ka bërë thirrje që të vazhdohet të qëndrohet në shtëpi.
Shkrimi i tij:
“Lajm i mirë:
Pas intervistimit të 20 të infektuarëve në Prishtinë, sot janë testuar rreth 40 kontakte të tyre.
Të gjitha rastet kanë rezultuar negative.
Vazhdoni me qëndru në shtëpi!






















