Kosovë
Ahmeti: Hyrje-daljet në Prishtinë, vetëm me leje speciale — masa të reja nga e hëna

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se edhe nesër do të vlejë qarkullimi i lejuar brenda Prishtinës deri në ora 17:00, njofton Klan Kosova.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se për masat tjera ministria do të jep sqarim nesër.
“Për shkak të numrit të testeve pozitive sot, Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim me e fut Prishtinën në karantinë. Pas pak do të kemi edhe më shumë detaje se ku do të bllokohen hyrje daljet për në Prishtinë. Në ato hyrje/dalje mund të kalohet vetëm me leje speciale nga MPB”.
“Edhe nesër vlen qarkullimi i lejuar brenda Prishtinës deri ne ora 17 për ata që kanë nevojë të dalin. Prej të hënës Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar masa tjera që vlejnë për krejt territorin e Republikës së Kosovës. Besoj që ato masa do ti shpjegojnë në ora 12:00, nesër e diele”.
“Për ata banorë të Prishtinës ëqë janë jashtë Prishtinës, lexoni lajmërimet tona në orët në vijim”, ka shkruar Ahmeti.





















