Sport
Agim Ademi paralajmëroi dy ardhje të reja, ky mund të jetë njëri prej tyre

Nga Ferizaji, gjasat janë të mëdha të jetë Andi Zeqiri, një sulmues tepër i talentuar, 20 vjeçar, dhe paraqitet në Laussanne të Zvicrës.
Ka disa muaj që përflitet për afërsinë e Zeqirit me Kosovën.
Zeqiri cilësohet në mesin e talentëve më të mëdhenj në Zvicër, ka debutuar për Laussanne qysh në moshën 16 vjeçare.
Këtë sezon, ai ka udhëhequr Laussannen drejt rikthimit në Superligën e Zvicrës, me 12 gola të shënuara në 22 ndeshje.
Ardhja e Zeqirit do t’i bënte mirrë konkurrencës në fazën e sulmit, dhe po ashtu Kosova do të siguronte një lojtar të së ardhmes. Mos të harrojmë, po flasim për një 20 vjeçar. /Lajmi.net/






















