Connect with us

Sport

Ademi flet për pakon emergjente të FFK-së: Presim mjete nga UEFA e FIFA

Publikuar

Kurse, në këtë situatë në ndihmë klubeve të futbollit iu ka dalë Federata e Futbollit, e cila ka ndarë disa mjete financiare për futbollistë, gjyqtarë dhe delegat.

I pari i FFK-së, Agim Ademi, i fituar në emisonin “1 kafe prej shpisë”, ka thënë se mjetet e ndara janë nga buxheti i FFK-së.

“Me dëshirë të madhe i kemi ndihmu sportistët në këtë kohë sidomos nga pjesa ekonimike, edhe pse nuk kemi marrë ende asnjë fond nga Qeveria të cilët i falënderojmë për fondin e dedikuar për sport, poashtu as nga UEFA e FIFA por nga mjetet vetanake që i ka Federata kemi kriju një pako në mënyrë që mos të vonohemi për futbollistët dhe puntorët sportiv”, tha Ademi në këtë emision.

“Ne presim të marrim edhe mjete nga Ministria por eventaulisht nga UEFA e FIFA. Sigurisht nuk është fond që të mbulojmë shpenzimet e klubeve, por është një ndihmë emergjente pasi Federata nuk i mban klubet por kemi bërë të pamundurën”, përfundoj Ademi.

Sipas kësaj pakoje të FFK-së, klubet e Superligës pritet të përfitojnë për 35 persona nga 350 euro.

NA NDIQ NË FACEBOOK