Connect with us

Kosovë

A mund të largohet Vjosa Osmani nga LDK dhe sa do ta dëmtonte partinë? Përgjigjet Arben Gashi

Publikuar

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në një intervistë për Euroneës Albania, ka thënë se LDK po punon për emrin e kryeministrit.

I pyetur për Vjosa Osmanin dhe qëndrimet e saj të fundit, Gashi ka thënë se në LDK respektohen mendimet ndryshe.

“Zonja Osmani është zonjë e nderume dhe deputete e Kuvendit, ka shprehë vullnetin e saj me votë dhe vazhdojmë.”, ka thënë Gashi, përcjell Periskopi.

Gashi është pyetur edhe për mundësinë e largimit të Vjsoa Osmanit nga LDK, shkruan Periskopi.

“Mund të bëj shkëputje politike nga partia e juaj. Por do ta dëmonte rëndë LDK-në në ballafaqimet e radhës”, i thotë gazetari.

“Mund edhe të mos tërhiqet, respektojmë mendimet e saj. Ndoshta do ta dëmtonte, ndoshta nuk do ta dëmtonte”, është përgjigjur Gashi./PERISKOPI/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK