Connect with us

Uncategorized

A ka rezultuar e suksesshme strategjia e Suedisë ndaj luftës kundër Covid-19?

Publikuar

më

Suedia ka qenë shteti “heretik” gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Vendi nuk iu është bashkuar fqinjëve evropianë në vendosjen e kufijve të rrepta në jetën e qytetarëve, me qëllim të luftimit të transmetimit të sëmundjes Covid-19, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Fëmijët kanë vazhduar të shkojnë në shkollë, megjithëse universitetet dhe kolegjet kanë kaluar në mësimin në distancë. Bizneset – nga sallonet e flokëve e deri tek restorantet – kanë mbetur të hapura, megjithëse njerëzve u është këshilluar të punojnë nga shtëpia aty ku është e mundur.

Më 7 prill, qeveria suedeze prezantoi një projekt-ligj që e lejon atë të veprojë shpejt dhe të marrë vendime për masa të përkohshme, kur është e nevojshme. Vizitat në shtëpi përkujdesjeje u ndaluan që nga 1 prilli, derisa Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në vend u kërkoi suedezve që të përmbahen nga udhëtimet.

Autoritetet suedeze kanë mohuar të kenë një strategji për të krijuar imunitetin e tufave.

Lena Hallengren, Ministrja suedeze për Shëndetësi dhe Çështje Sociale, i tha CNN: “Nuk ka strategji për të krijuar imunitet tufë si përgjigje ndaj Covid-19 në Suedi. Suedia ndan të njëjtat synime si të gjitha vendet e tjera – të shpëtojë jetë dhe të mbrojë shëndetin publik”.

Jan Albert, profesor në Departamentin e Mikrobiologjisë, Tumorit dhe Biologjisë Qelizore në Institutin Karolinska, i tha CNN: “Është e qartë se Suedia kishte deri më tani vdekje [më shumë sesa shumë vende të tjera evropiane], dhe kjo ndoshta është pjesërisht ne nuk kemi pasur masa të rrepta izolimi dhe asnjë masë izolimi të zbatuar me ligj”.

Por ai tha se ai besonte se shumica e shkencëtarëve në Suedi kishin qenë “relativisht të qetë” në lidhje me planin e imunitetit të tufave, sepse ata menduan se mund të funksiononte.

Nga  vendet nordike – të cilat ndajnë atribute të ngjashme kulturore, gjeografike dhe sociologjike – kontrasti me Suedinë është i madh. Finlanda shpalli një gjendje të jashtëzakonshme, mbylli shkollat dhe ndaloi mbledhjet e më shumë se 10 personave më 16 mars, kufizoi udhëtimet dhe mbylli restorante, kafene dhe bare më 1 prill.

Danimarka njoftoi mbyllje të gjerë më 11 mars dhe ishte ndër të parat shtete në Evropë që mbylli kufijtë, dyqanet, shkollat dhe restorantet dhe ndaloi tubimet e mëdha. Norvegjia inicioi kufizimet e udhëtimit në mesin e marsit dhe, përpos mbylljes së shkollave dhe qendrave të kujdesit ditor, ndaloi përdorimin e pronave për pushim, anuloi ngjarjet dhe mbylli bizneset siç janë flokëtoret dhe sallonet e bukurisë.

Shkalla e vdekjes në Suedi tani është rritur në mënyrë të konsiderueshme në krahasim me shumë vende të tjera në Evropë, duke arritur në proporcionin e 22 të vdekur për 100,000 njerëz, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins.

Në të kundërt, Danimarka ka regjistruar shtatë vdekje për 100,000 njerëz, derisa Norvegjia dhe Finlanda më pak se katër.

Suedia ka regjistruar 18.926 raste me koronavirus dhe 2,274 vdekje. Vendi ka popullatë prej 10.3 milionë njerëzish.

Lajme24 minutes ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni1 hour ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri2 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme3 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni4 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri5 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme6 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni6 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë6 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni7 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme7 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport7 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

NA NDIQ NË FACEBOOK