Lajme
53 raste të reja më Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar 53 raste të reja me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar në vendin tonë është 1.170, informuan sot nga Ministria e Shëndetësisë.
Prej aty informojnë se 25 pacientë janë shëruar, gjashtë të shëruar janë nga Klinika për sëmundje infektive dhe gjendje febrile dhe 19 që janë pacientë që janë shëruar në shtëpi.
Sipas qyteteve: Shkup – 13, Kumanovë – 9, Prilep – 9, Tetovë – 4, Strugë – 2, Veles – 12, Manastir – 2 dhe Makedonski Brod – 2.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 697 teste. Përmes ISHP – 493, përmes Fakultetit veterinar – 15, Avicena – 8, Zhan Mitrev – 120 dhe Sistina – 61. Deri tani janë bërë gjithsej 11.556 testime për Kovid-19.


















