Connect with us

Lajme

40 ditë izolim/ Historiku, si lindi karantina

Published

on

Prej një muaji e gjithë bota ndodhet e kufizuar ndërsa disa shtete madje edhe të izoluar në karantinë për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Por kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka treguar historikun se si lindi karantina.

“Studiuesi persian i mjekësisë, Ibn Sina (980-1037), dyshoi se disa sëmundje përhapeshin nga mikroorganizmat! Për të parandaluar infektimin nga njeriu tek njeriu, ai shpiku metodën e izolimit të plotë të njerëzve për 40 ditë. Këtë metodë e quajti al-Arba’iniya -“Dyzeta”.

Tregtarët nga Venediku kishin dëgjuar për metodën e tij të suksesshme dhe e sollën atë në Itali. E quajtën “Quarantena” (“Dyzeta” në italisht). Kjo është edhe fillesa e fjalës “karantinë”. Kurani i Shenjtë thotë: “Kush shpëton një jetë njerëzore, është njësoj si të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin” (5:32). Ende sot, metoda e Ibn Sina-s shpëton jo mijëra, po ndoshta miliona jetë.
Emri i plotë i Ibn Sina-s ishte Abu Ali Al-Hussein Ibn Abdullah Ibn Sina. Në perëndim e njohin edhe me versionin latin të emrit të tij: Avicenna”, thuhet në postimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

NA NDIQ NË FACEBOOK