Kosovë
35 të shëruar dhe 17 raste pozitive me koronavirus në Kosovë

Shifra pozitive nga Kosova kanë arritur para pak çastesh. Në vijim ua përcjellim njoftimin e ministrit Arben Vitia.
Të dhënat e sotme tregojnë 35 të shëruar dhe 17 raste pozitive.
Këto rezultate janë shpresëdhënëse por, ne duhet ta mbajmë vëmendjen tek rregullat që duhet t’i ndjekim.
Megjithatë, sot e humbëm edhe një bashkëqytetarë në betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve!
Akoma nuk ka kaluar rreziku.
Ndaj ju lutem të mos shpërqendrohemi asessi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit.


















