Connect with us

Uncategorized

“25 mijë persona në Itali nuk humbën jetën nga koronavirusi, por nga…” (VIDEO)

Publikuar

më

Nga foltorja e Parlamentit të Italisë, deputeti Vittorio Sgarbi ka hedhur akuza ndaj Qeverisë se po manipulon numrin e personave që humbën jetë, duke e mbajtur vendin të mbyllur.

Teksa ka cituar Institutin e Shëndetit Publik, deputeti kontravers i zonës së Emilia Romagna-s, ka përdorur tone të ashpra, kur tha se të vdekurit po përdoren për politikë dhe terrorizëm.

Sipas Sgarbit, të paktën 60% e viktimave kanë shkak patologji të tjera, si zemra apo kanceri dhe jo prekjen nga Covid -19.

“Jo më 26 Shkurt, po në 9 Mars, shkenca thoshte se virusi ishte pak më shumë se një grip. E ka thënë dhe është e dokumentuar. Atëherë thoni të vërtetën. i dëgjuat dhe i dhatë numrat. Po i jap dhe unë. Mos thoni 25 mijë të vdekur, nuk është e vërtetë. Mos i përdorni të vdekurit për retorika politike dhe terrorizëm. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik thonë se 96.3% kanë vdekur nga patologji të tjera. Ekzaktësisht numrat thonë këtë. Është e vërteta. 60 përqind kanë vdekur nga patologji të tjera, thënë nga Instituti i Shëndetit Publik, nëse nuk e di lexo”, u shpreh Sgarbi, që në fakt pak sekonda më herët (ndoshta gabimisht) tha se kjo shifër ishte 96,3 përqind.

Më tej duke thënë se në 4 Maj Gjermania do të funksionojë normalisht, deputeti tha se Italia është nënshtruar dhe ka mbyllur 70% të industrisë.

“Në Gjermani, ekonomia, shëndetësia dhe shkollat në 4 Maj do të funksionojnë normalisht. Jemi vendi me të drejtat më të vogla në Europë. Gjermania ka dhënë prova të forcës dhe të përgjigjes së drejtë, ne këtu jemi nënshtruar edhe një herë nga Gjermania nga sëmundja. Kemi mbyllur 70% të ndërmarrjëeve. Isha i pari që kërkova mbylljen e parlamentit. Pikërisht se e vërteta është gjëja më e rëndësishme të japim numrat realë. Të mos gënjejmë. Të paktën këtu të themi të vërtetën, të matemi me Gjermaninë, të jemi të bashkuar në liri, kundër hipokrizisë dhe numrave falsë që jepen për të terrorizuar italianët. 25 mijë të vdekurit janë të vdekur nga infarkti, nga kanceri, të mos i përdorim për të trembur italianët për t’u dhënë qytetarëve lajme të rreme. Nuk kanë vdekur në Itali 25 mijë persona nga koronavirus, nuk është e vërtetë”, tha Sgarbi në parlament./Opinion.al

Shqipëri22 minutes ago

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

Lajme1 hour ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni2 hours ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri3 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme4 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni5 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri6 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme7 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni7 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë7 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni8 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme8 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

NA NDIQ NË FACEBOOK