Connect with us

Kosovë

21 pranvera pa më të dashurit tanë e 21 vite gënjeshtra nga politikanët e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare

Publikuar

më

Komunikatë për shtyp nga OJQ “Familja dhe Shpresa” 

 

21 pranvera pa më të dashurit tanë e 21 vite gënjeshtra nga politikanët e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare

Klinë/Prishtinë, 27 Prill 2020 – Drejtësia për vrasjen e më të dashurve tanë gjatë luftës së vitit 1998-1999 për liri e pavarësi e kthimi i trupave të tyre tek ne të mbijetuarit është injoruar dhe po injorohet plotësisht edhe nga politikanët e Kosovës përplot 21 vite, po aq sa edhe krerët e shtetit fqinjë Serbisë dhe bashkësia ndërkombëtare.

Prandaj, janë pikërisht krejt partitë politiket të Kosovës, krerët e institucioneve të Kosovës dhe deputetët e parlamentit ata që duhet të marrin përsipër gjërat në duart e tyre e të veprojnë konkretisht për drejtësi për krimet e luftës ndaj më të dashurve tanë anekënd Kosovës, duke e plotësuar ligjin për gjykatën speciale, e jo të na gënjejnë 21 vite me radhë siç po na gënjejnë edhe këtyre ditëve.

Institucionet e Kosovës e kanë këtë armë të madhe politike në duart e tyre për të detyruar bashkësinë ndërkombëtare dhe shtetin vrasës fqinjë; për të gjykuar kriminelët që ende janë të lirë në Serbi pikërisht përmes kësaj gjykate të krijuar me ligjin e parlamentit të Kosovës të gushtit 2015.

Është ish-ministri i Kasapit të Ballkanit (Sllobodan Millosheviqit), kryetari i tashëm i Serbisë Aleksandar Vuçiçi, ai i cili duhet që të detyrohet pikërisht nga krerët e institucioneve të Kosovës për drejtësinë e munguar për krimet e luftës dhe kthimin e kufomave të më të dashurve tanë të vrarë e të zhdukur tash e 21 vite nga ndërmarrja kriminale e Serbisë.

Nuk ka paqe pa drejtësi të plotë me shtetin që i masakroi më të dashurit tanë e që po i fsheh ende kufomat e tyre nëpër Serbi.

Dialogu me Serbinë duhet që të kushtëzohet me gjykimin në gjykatën speciale për Kosovën në Hagë e kriminelëve serbë të mbrojtur nga Vuçiçi si dhe me kthimin e kufomave të familjarëve tanë tek ne.

Drejtësia është në duart e politikanëve të Kosovës, krejt partive politike dhe institucioneve të vendit tonë.

Prandaj, krerë të institucioneve të Kosovës e krerë të partive politike e anëtarë të parlamentit, plotësojeni ligjin për gjykatën speciale e ndaloni të gënjeni siç na keni gënjyer plot 21 vite.

Maqedoni29 minutes ago

Befason Brukseli për çështjen me Bullgarinë! Siljanovska: “Është e qartë se ka ndryshim”

Kosovë31 minutes ago

Zgjedhja e presidentes, Hamza: Beteja për drejtësi të vazhdojë, çlirimtarët tanë s’do të jenë vetëm

Lajme48 minutes ago

Kasami uron Presidenten e re të Kosovës: Kosova në rrugë të mbarë drejt stabilitetit institucional

Lajme2 hours ago

Osmani: Shiroka Pula nuk ishte pjesë e marrëveshjes sonë politike

Maqedoni3 hours ago

Ar, orë të shtrenjta dhe çanta “Hermès”, “Louis Vuitton” dhe “Dior” gjenden gjatë bastisjeve.

Shqipëri3 hours ago

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

Lajme4 hours ago

Justina Shiroka Pula zgjedhet presidente e Republikës së Kosovës

Maqedoni6 hours ago

Restorantet dhe hotelet shtrenjtohen sërish – çmimet rriten 3.8%

Lajme7 hours ago

Votimi i ndryshim-ligjit për Specialen, Haradinaj: Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan

Maqedoni8 hours ago

“Pesë vatra zjarri në të njëjtën kohë në Tearcë”, reagon ashpër Daut Memishi: Përparimi i komunës sonë nuk do të ndalet nga veprimet e papërgjegjshme!

Shqipëri9 hours ago

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

Kosovë10 hours ago

Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës

NA NDIQ NË FACEBOOK