Connect with us

Lajme

Kamerat e sigurisë, “mollë” sherri në Vlorë/ I riu qëllon për vdekje krushkun me shkop bejsbolli dhe arratiset (EMRAT+NGJARJA)

Publikuar

Një sherr banal për motive pronësie mes dy fqinjëve, njëherazi krushq me njëri-tjetrin i ka marrë jetën një 60-vjeçari në qytetin e Vlorës në lagjen “11 Janari”.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se konflikti fillimisht fizik ka degraduar në përdorimin e shkopit të bejsbollit që më pas i mori jetën Bujar Mehmeti 60 vjeç.

Viktima dhe autori, Jurgen Lecaj, janë fqinj me njëri tjetrin dhe kanë patur përplasje edhe më herët, por kësaj here kanë qenë kamerat e sigurisë ato që janë kthyer në shkakun fatal të këtij sherri. Kamerat e sigurisë të vendosura në njërën prej banesave, kanë sjellë debatin, pasi të dyja palët akuzonin njëri-tjetrin se me këto kamera spiunoheshin pasi kishin fushë-pamje në të dyja shtëpitë.

NA NDIQ NË FACEBOOK