Lajme
14 raste të reja në Shqipëri me Covid-19

Është rritur sërish numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri.
Në 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 14 raste të reja, duke pësuar një tendencë ulje nga dita e djeshme.
Në total deri më tani numri i të prekurve tani ka shkuar 726, ndërsa kanë humbur betejën me këtë sëmundje 28 persona, një prej tyre mëngjesin e sotëm.
Janë testuar 264 persona të dyshuar me koronavirus, ku rezulton se në Krujë janë nëntë raste të reja, katër raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe një rast i ri është në Shkodër.
Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njofton se deri në këto momente janë testuar 7 mijë e 279 raste të dyshuar, ndërkohë betejën me këtë virus e fituar 410 persona.
Ndërkohë një ditë më parë Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar dhe numrin më të lartë të rasteve të reja që nga zbulimi i rastit të parë që ishte 34.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19.Vijon hetimi epidemiologjik nga ku rezulton se në Krujë janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura si e vetmja armë që kemi në dorë për të frenuar përhapjen e infeksionit.Në kushtet e lehtësimit të disa masave është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40″.






















