Kosovë
14 raste të reja me koronavirus në Prizren
Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka bërë të ditur se në Prizren janë shfaqur 14 raste të reja me Covid-19.
“Sipas raportit të sotëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në komunën e Prizrenit sot për fat të keq kanë rezultuar pozitive edhe 14 raste të reja me COVID-19.
Të gjitha këto raste kanë rrjedhur nga kontaktet e rasteve të mëparshme në komunën tonë.
Tani numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Prizren është 19.
Menjëherë pas pranimit të raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u dakorduam me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që Prizrenin ta shpallim zonë karantinë’, ka shkruar ai.
![]()


















