Kosovë
13 persona u grumbulluan në një shtëpi në një fshat të Malishevës, Policia iu shkon në derë

13 persona dje janë ndaluar në fshatin Balicë të Malishevës pasi ishin grumbulluar duke mos respektuar vendimin e Qeverisë.
Me urdhër të prokurorit, sipas policisë, të dyshuarit janë liruar.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme është arrestuar edhe një person në fshatin Astrazup për të njejtën arsyeje.
Raporti:
MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË
- Fsh. Astrazup, Malishevë 15.04.2020 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Fsh. Balicë, Malishevë 15.04.2020 – 20:50. Janë ndaluar trembëdhjetë (13) meshkuj K, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë, duke u grumbulluar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt përveç pronarit të lokalit i cili është dërguar në mbajtje.




















