Connect with us

Kosovë

12 ​të infektuar me koronavirus në veri të Kosovës

Publikuar

Në katër komunat veriore të Kosovës mësohet se aktualisht janë 12 persona të infektuar me COVID-19.

Drejtori i spitalit në veri, Zllatan Elek, ka thënë se shifrat po ndryshojnë nga çasti në çast.

“Vërtet është një gjendje e rëndë dhe numri i të infektuarve po ndryshon nga çasti në çast, por për shifra të sakta duhet të kontaktoni shtabin e krizës”, ka thënë shkurt Elek.

Mësohet se deri tani në veri janë mbi 200 persona të dyshuar se janë prekur me këtë virus dhe të cilët janë në izolim, ndërsa mostrat e analizave të tyre janë dërguar në Institutin e veterinës në Kralevë të Serbisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK