Sport
10 futbollistët më të shpejtë në botë

Francezja ‘Le Figaro’ ka publikuar listën me dhjetë futbollistët më të shpejtë në botë.
Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, është futbollisti më i shpejtë në botë, që ka arritur shpejtësinë deri në 36km për orë.
I dyti në këtë renditje vjen Inaki Williams i Athletico Bilbaos, për të vazhduar me Pierre Emerick Aubameyang.
Mohamed Salah është vetëm i shtati, ndërsa për çudi, në vendin e dhjetë është mbrojtësi i Real Madrid, Nacho.
10 futbollistët më të shpejtë në botë:
Kylian Mbappe – 36km/h
Inaki Williams – 35.7km/h
Pierre-Emerick Aubameyang – 35.5km/h
Karim Bellarabi – 35.27km/h
Kyle Walker – 35.21km/h
Leroy Sane – 35.04km/h
Mohamed Salah – 35km/h
Kingsley Coman – 35km/h
Alvaro Odriozola – 34.99km/h
Nacho Fernandez – 34.62km/h
/Lajmi.net/






















