Connect with us

Kosovë

1 muaj më parë, Periskopi kishte paralajmëruar për rrezikun e koronavirusit nga Bondsteeli

Publikuar

Qysh para një muaji, Periskopi me anë të një artikulli të titulluar “Bondsteeli në Karantinë? Ushtarët amerikanë ishin në fshatin e Vitisë të prekur nga koronavirusi” kishte paralajmëruar mbi rrezikun potencial që paraqisnin disa ushtarë amerikanë të vendosur në Bondsteel. 

Baza amerikane e Bondsteel tashmë është konfirmuar si origjina e disa infeksioneve, kryesisht në komunën e Ferizajt.

“Rasti i parë nga komuna jonë i cili ka ndërruar jetë ka punuar në ‘Bondsteel’. Tani kemi dy grupe të të infektuarve. Grupi i parë është familja e të ndjerit ndërsa grupi i dytë janë kolegët e të ndjerit që ka punuar me ta”, ka thënë kryetari  i kësaj komune, Agim Aliu disa ditë më herët.

Periskopi në artikullin e datës 16 mars kishte treguar se një brigadë ushtarësh amerikanë që sapo kishin zbarkuar në Kosovë, kishin qenë për të treguar në Restorantin e quajtur Jozefi në fshatin Stubëll të Vitisë – fshat që do të goditej rëndë nga koronavirusi.

Megjithë raportimin e Periskopit, përveç karantinimit të fshatit, si duket autoritetet kosovare nuk e panë të udhës që të ndërmirrnin hapa shtesë për të siguruar punëtorët që punonin në Bondsteel, ose për t’iu kërkuar ushtarëve amerikanë përmes komandantit të KFOR-it që të karantinoheshin në formën standarde për 14 ditë.

Kampi “Bondsteel” tanimë po punon me kufizime, por megjithatë nuk e ka parë të arsyeshme që të ndërpres krejtësisht punën – edhe pse ishte identifikuar si origjina e disa infeksioneve në komunën e Ferizajt.

“Ne kemi biseduar me KFOR-in, kanë filluar me marrë masa. Tani stafi civil është duke punuar me kufizime mirëpo nuk e kanë parë të arsyeshme që të ndalojnë punën në tërësi. Kampi ushtarak punon nën juridiksionin e tyre dhe ne si komunë nuk kemi kompetenca aty”, ka shtuar më tej z.Aliu, kryetari i komunës së Ferizajt ku ndodhet kjo bazë.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK