Kosovë
Në Suharekë konfirmohen edhe gjashtë raste të reja me koronavirus

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka bërë të ditur sonte se nga 16 mostra të testuar, 6 prej tyre kanë dalë pozitive.
Në një postim në Facebook, i pari i kësaj komune apelon qytetarët të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që situata të mos dalë jashtë kontrollit.
“Ju na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi, e ne do ti kryejmë punët tona institucionale që na takojnë. Situatën ta mbajmë nën kontroll dhe të angazhohemi që të kemi sa më pak raste në të ardhmen”, ka shkruar Muharremaj.
Në Suharekë numri përgjithshëm i të prekurve me koronavirus shkon në 22, prej tyre një i vdekur.
















