Kosovë
Mustafa ia kthen letrën Thaçit rreth formimit të Qeverisë së re

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ia ka kthyer sot letrën presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me përpjekjet për formimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e qeverisë së re.
Në një njoftim të LDK-së thuhet se Mustafa ka njoftuar presidentin Thaçi për angazhimet dhe takimet intensive të partisë që ai drejton për të krijuar shumicën parlamentare.
Mustafa gjithashtu e ka siguruar Thaçin se në një të ardhme shumë të afërt do të krijojë shumicën parlamentare dhe do të propozojë kandidatin për kryeministër të Kosovës.






















