Kosovë
Koronavirusi, Kosova solidarizohet me BE-në

Kryeministri në detyrë Albin Kurti përmes një postimi në Twitter ka shprehur solidaritetin e Kosovës me vendet e Bashkimit Evropian në kohën kur pothuajse e gjithë bota po përballet me koronavirusin e ri.
“Me mbi 800,000 vdekje të infektuar dhe 70,000 vdekje, sonte #Kosova shpreh solidaritetin e saj me #EU. Në këtë krizë shëndetësore, BE ka angazhuar 5.2 milionë për të luftuar # COVID19 dhe 63 milionë euro për të lehtësuar ndikimin socio-ekonomik të shkaktuar nga #koronavirus në Kosovë. Ne qëndrojmë së bashku”, ka shkruar Kurti.
Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 51 raste të reja me koronavirus, duke çuar kështu bilancin e përgjithshëm në 561, prej tyre 102 të shëruar dhe 12 të vdekur.






















