Connect with us

Kosovë

​KMDLNj dënon djegien e një shtëpie në Gjilan

Publikuar

KMDLNj ka dënuar djegien e shtëpisë së një pjesëtari të komunitetit serb Svetozar Cvetkoviq në Cernicë të Gjilanit dhe kërkon zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.

Ndërkohë që shkaqet e djegies së shtëpisë ende nuk është vërtetuar dhe janë duke u zhvilluar hetimet, KMDLNj kërkon që autorët e zjarrvënies të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.

KMDLNj po ashtu kërkon të mos paragjykohet rasti deri në përfundim të hetimeve dhe që familja Cvetkoviq të ndihmohet me strehim deri në eliminimin e pasojave, qoftë duke ia riparuar dëmet e shkaktuara apo edhe t’i ndërtohet shtëpia e re.

NA NDIQ NË FACEBOOK