Connect with us

Uncategorized

​Italia paketë të re ekonomike: 50 miliardë euro të gatshme brenda muajit prill

Publikuar

Kryeministri italian Giuseppe Conte deklaroi ditën e sotme se do të vendosë në dispozicion 50 miliardë euro të tjera për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Ky dekret i ri ekonomik do të jetë gati brenda muajit prill.

Duke iu bashkuar dekretit të marsit, shkon në 75 miliardë euro paketa ekonomike në ndihmë të familjeve, punonjësve e bizneseve në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Nga Senati italian ai gjithashtu shprehet se distancimi social dhe maskat duhet të jenë të nevojshme deri sa të ketë një vaksinë kundër COVID-19.

NA NDIQ NË FACEBOOK