Kosovë
Deputeti i VV – LDK-së: Pse nuk po e publikoni marrëveshjen me Listën Serbe

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për formimin e Qeverisë ndërmjet LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe.
Ai në një postim në Facebook ka kërkuar të di arsyen e mos publikimit të marrëveshjes nga ana e LDK-së me Listën Serbe ashtu sikurse kishte vepruar me partitë e tjera.
“LDK siç u deklarua ka arritur marrëveshje me AAK-në, NISMA-n dhe Listën Serbe. Dy të parat i kemi parë, por pse ende nuk është publikuar ajo me Listën Serbe? Cila është ajo marrëveshje?”, ka shkruar Abrashi.





















